E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Messi ne kopertinen e revistes ‘Time’

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Messi ne kopertinen e revistes ‘Time’
Revista amerikane ‘Time’ ka zgjedhur futbollistin e Barcelonës Lionel Messi për faqen e parë të numrit të shkurtit që do të dalë në shitje më 29 janar. Ylli argjentinas është futbollisti i parë në histori që zë kopertinën e kësaj reviste prestigjioze. Sportistë të tjerë që kanë qenë protagonistë të ‘Time’ janë golfisti Tiger Woods, basketbollisti Michael Jordan apo boksieri Muhamed Ali.

“King Leo” (Mbreti Leo) është titulli që shoqëron foton e madhe të futbollistit në numrin e muajit shkurt. Sipas ‘Time’, Messi është “futbollisti më i mirë në botë” aktualisht dhe “ka mundësi që të jetë më i miri i të gjitha kohërave”. Por, nuk mungon pyetja “Pse bashkëpatriotët e tij nuk e duan?”

Messi: Dua te terhiqem ne Argjentine

Lionel Messi, tre herë fituesi i Topit të Artë, i ka gjërat shumë të qarta. Sulmuesi i Barcelonës dëshiron që vitet e fundit të karrierës së tij t’i kalojë në Argjentinë.

Presidenti i katalanasve, Sandro Rosell, deklaroi në Zyrih se Messi kishte ndërmend të linte futbollin me fanellën blaugrana, por vetë lojtari ka deklaruar në mbërritjen në Spanjë pas mbrëmjes gala ku mori Topin e Artë FIFA se “për momentin jam mirë tek Barcelona, më pas të shohim”.

Duke folur për gazetën ‘AS’, Messi sqaroi më tej përgjigjen e tij enigmatike: “Në Barcelonë ndihem shumë mirë dhe në Europë do të luaj vetëm për këtë ekip, por dëshira ime është të tërhiqem në Argjentinë.”

Leo Messi është larguar nga vendlindja në moshën 12-vjeçare dhe kurrë nuk ka luajtur për asnjë skuadër argjentinase, përveç kombëtares. Kjo është arsyeja kryesore që kritikat ndaj tij janë më të ashprat kur përfaqësuesja bardhekaltër nuk arrin rezultate.

Messi nuk ka bërë të ditur se kush është klubi ku i pëlqen t’i japë fund karrierës, por dihet pëlqimi i tij ndaj Newell’s të Rosario, klubit të qytetit të tij të lindjes.