e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Messi drejt Topit te Arte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Messi drejt Topit te Arte
Pas barazimit të dielën në mbrëmje kundër Espanyol, Barcelona po përgatitet për festë ditën e sotme. Në orën 19.00 do i dorëzohet (me shumë mundësi) Topi i Artë FIFA argjentinasit Leo Messi. Kjo do të jetë hera e tretë radhazi për sulmuesin që merr çmimin më të rëndësishëm individual në botën e futbollit. Messi është favoriti kryesor dhe dy lojtarët e tjerë kandidatë janë Xavi Hernandez (Barcelona) dhe Cristiano Ronaldo (Real Madrid).

Gjithashtu Messi është në garë edhe për çmimin e golit më të bukur të vitit. Fitorja e Topit të Artë do e ngjiste Messi-n në nivelin e futbollistëve si Michel Platini, Johann Cruyff e Marco van Basten, të vetmit që e kanë fituar tre herë këtë çmim. Për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit janë në garë Pep Guardiola (Barcelona), Jose Mourinho (Real Madrid) dhe Sir Alex Ferguson (Manchester United). Favoriti është tekniku i katalanasve kampionë të Europës dhe Botës në fuqi.