e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Messi: Gjysmefinalja ishte synimi i pare i Argjentines

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Messi: Gjysmefinalja ishte synimi i pare i Argjentines

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka thënë se objektivi i parë i skuadrës së tij në këtë Botëror ishte arritja në gjysmëfinale. Messi ka qenë njëri prej yjeve të kësaj gare pasi që ka shënuar katër gola për skuadrën e Alejandro Sabellas.

Argjentina ka shënuar 8 fitore radhazi deri më tani.

Ekipi argjentinas do të përballet me Holandën të mërkurën dhe sulmuesi i Barcelonës dëshiron që skuadra e tij të vazhdojë me paraqitje të njëjta.

“Ne arritën në synimin tonë të parë, të jemi në gjysmëfinale”, tha ai për gazetarët. “Tani ne duam më shumë. Ne jemi të lumtur me rezultatin që arritëm të dielën dhe tani po mendojmë për sfidën e ardhshme. Jemi të përgatitur për këtë gjë”.