Mesi tripletë e Suares humb penallti, Barcelona në histori (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lionel Mesi ka dhuruar spektakël me tri golat e tij të shunuar mbrëmjen e së enjtes me Barcelonën. Katalanasit fituan 1-5 në transfertë ndaj Royo Vallacano-s.
Ndeshja e vlefshme për Javën e 27 të La Ligës, shënoi një tjetër rekord për Barcën, 35 takime pa asnjë humbje. Mediat spanjolle shkruajnë se asnjë skuadër më parë nuk e kishte bërë këtë në La Liga.
Me këtë rezultat Barcelona kryeson kampionatin me 69 pikë, 8 pikë para Atletikos së Madridit dhe 12 pikë para Realit.
Ivan Rakitiç hapi rruën e rrjetës për Barcelonën në minutën e 22´ të pjesës së parë, ndërsa Mesi dyfishoi rezultatin një minutë më pas.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për Barcelonën, ndërsa Diego Lorente la skuadrën vendase me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq.
Në pjesën e dytë Barcelona u shfaq edhe më kërkuese ndaj golit. Mesi realizoi golin e tretë të tij në minutën e 53´, ndërsa Luiz Suarez humbi një 11-metërsh në minutën e 69´.
