Mesi nuk eshte lojtar i kompletuar, Premier Liga me e mira
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mbreti” gjendej në Londër për lançimin e një koleksioni sportiv, por aty ka festuar edhe përvjetorin e tij të lindjes
Legjenda e Brazilit dhe e Santosit, Pelè, ka festuar 71-vjetorin e tij të lindjes në Londër, me një deklaratë tipike gjatë kësaj jave, duke theksuar se Premier Liga është kampionati më i fortë në Europë, por duke e cilësuar Lionel Mesin si një lojtar të “pakompletuar”. Tri herë fituesi i Kupës së Botës, i cili gjendet në Britaninë e Madhe për lançimin global të koleksionit të tij të ri sportiv “Revolucioni i Bukur”, është shprehur: “Do të doja të kisha luajtur me Lionel Mesin.
Por ai është një lojtar i pakompletuar, sepse ai s’mund ta përdorë kokën e tij. Gjithashtu, unë kam luajtur futboll për 20 vite, ndërsa Mesi vetëm për disa të tilla”. Më pas shtoi: “Nëse ka ndonjë lojtar sot në botë, me të cilin do të doja të luaja, ai është Neimar”. Pelè foli gjatë një koktejli special në “Covent Garden” të Londrës, që ishte organizuar për 71-vjetorin e tij, me disa të ftuar, ku përfshiheshin Rio Ferdinand, vëllai i tij Anton, ish-ylli i Bajernit të Mynihut dhe Barcelonës, Patrik Anderson, dhe kundërshtarin e Pelès në Botërorin e 1970-n, Terri Kuper, ish-lojtar i Anglisë dhe Lids Junajtidit.
Golashënuesi më i mirë brazilian i të gjitha kohërave ndihej i lumtur që gjendej në Angli, madje lavdëroi edhe divizionin më të lartë të futbollit në këtë vend: “Premier Liga angleze është kampionati më i mirë në Europë, madje më i mirë se sa La Liga”. Kur u pyet se cili ishte kundërshtari më i vështirë i tij, i cili është përballur me legjenda si Bobi Mur dhe Xhiaçinto Faketi në karrierën e tij, ai u përgjigj me një shaka: “Silvester Stalone, gjatë filmimeve të ‘Escape to Victory’.
Ai ishte shumë i fortë”. Si një dhuratë ditëlindjeje, Pelès iu dorëzua nga shefi ekzekutiv i shoqatës së futbollistëve profesionistë, Bobi Barnes, dhe nga talenti i ri i Arsenalit, Aleks Okslejd Çambërlein, një stoli në formën e këpucës së futbollit, 18 karat-she. Barnes u shpreh: “Aleks është një nga talentët më të mirë të Premier Ligës. Ai debutoi që 16 vjeç dhe nëse arrin të fitojë një fraksion të asaj që ka fituar Pelè, ai do të ketë një karrierë fantastike. Vetëm pak gjëra mbahen mend nga fëmijëria ime: Zbritja e Apollos në Hënë, duelet e boksit të Muhamed Alisë dhe Pelè. Jam krenar të dorëzoj këtë çmim, si simbol të mirënjohjes tonë ndaj tij”.