e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mesi-Barça, nje kontrate te perjetshme

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesi-Barça, nje kontrate te perjetshme
Barcelona ka vendosur që t’i ofrojë yllit të saj, Lionel Mesi, një kontratë që do e lidhte përjetësisht argjentinasin me klubin blaugran. Kjo bëhet e ditur nga “El Mundo Deportivo”. Mesi dhe Barcelona janë një çift fituesish dhe këtë e tregojnë rezultatet. Argjentinasi shënon me rregullsi të frikshme dhe edhe pse është vetëm 25 vjeç, ka mundur që të fitojë tre herë “Topin e Artë” deri më tani. Barcelona ndërkohë, falë ndihmës së madhe të Mesit, gjatë këtyre viteve të fundit ka marrë dhjetra trofe, duke u bërë klubi numër një në botë ndoshta i të gjitha kohërave.

Kontrata e Mesit përfundon në vitin 2016 dhe drejtuesit e Barcelonës nuk kanë asnjë ngut për rinovimin e saj. Për më tepër që Mesi nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet nga Barcelona. Por, kontrata e përjetshme më shumë do të ishte një gjest dashurie e Barcelonës ndaj argjentinasit.