Mesazhi i rendesishem i ministrave afatshkurter
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ata do të kenë më pak se 100 ditë si ministra, megjithatë edhe Visar Zhiti edhe Halim Kosova, kanë zënë në gojë ambicie jo të vogla në këto pak ditë qeverisje që do të kenë në dispozicion. Në fakt ditë efektive për ta do të jenë shumë më pak, nëse marrim parasysh që për pak javë fillon zyrtarisht fushata, pas të cilës edhe nëse mbetemi në të njëjtën qeverisje fati i ministrave nuk do jetë i qartë. Sidoqoftë Zhiti, Kosova, Mima dhe Bumçi, ku këta dy të fundit ishin ndërkohë pjesë e qeverisë, nuk kanë ngurruar të shpallin prioritete dhe projekte që ndoshta do të duan shumë më shumë kohë se ditët e tyre në krye të dikastereve për tu përfunduar. Shkrimtari Visar Zhiti, një prej penave më të veçanta të letërsisë shqipe, tha se do të kërkonte “rigjallërim të kulturës”, kolegu i tij në shëndetësi Kosova, premtoi “spitale me ilaçe”.
A mund t’ia dalin?! Në fakt fillimisht shumë kush krijoi idenë, të paktën për dy ministrat që vinin prej jashtë partive politike se më shumë se sa të domosdoshëm për të marrë vendin vakant të ministrit ata ishin pjesë e plastikës që mazhoranca po bënte për të përmirësuar imazhin duke përfituar nga tërheqja e ministrave të LSI. Në funksion të kësaj të gjithë i panë të gjetura lëvizjet.
Askush nuk i vë në diskutim ministrat e rinj. Personalitete në fushat e tyre, madje më shumë se kaq ata vijnë prej grupeve deri tani të papërfaqësuara mjaftueshëm në qeveri, duke përjashtuar këtu Aldo Bumçin që edhe më herët ka qenë pjesë e qeverisë. Sipas një sërë analistësh kryeministri Berisha edhe pse ishte mjaft vonë me lëvizjet bëri ato të duhurat, duke u dhënë një vend në qeverinë e tij ish-të dënuarve dhe burgosurve politikë dhe treguar një hapje ndaj figurave jo partiake si doktori Halim Kosova. Shumë mendojnë se më e rëndësishme se puna që mund të bëjnë në pak ditë të mandatit dy të sapo futurit në qeveri, janë mesazhet që kryeministri Berisha kërkon të përcjellë me këto emërime.
Mjaftuan daljet e para publike për të treguar se përse ishin zgjedhur ata në ato poste. Zhiti në një intervistë për Ilva Taren në ora News u duke se i njihte mirë ende pa marrë postin disa nga ngërçet e kulturës e ministrisë që do të drejtojë dhe kishte gjithashtu një qëndrim për probleme si “Mozaiku e Muzeu Kombëtar” apo “Burgu i Spaçit”. Megjithatë ajo që e bën të suksesshëm vendosjen e tij në krye të ministrisë më shumë ka të bëjë me atë që ai ka thënë pas marrjes postit dhe jo me ato që ai do mund të bëjë në pak ditë si ministër Kulture e Turizmi. “Hezitova sepse e ndjeva për detyrë të marr miratimin e asaj shtrese që unë përfaqësoj”, tha Zhiti në një intervistë thuajse menjëherë pasi kishte marrë detyrën, duke shpjeguar se lidhja e tij me ish- të persekutuarit nga diktatura ishte aq e fortë sa ai i kishte ndjerë në një farë mënyrë “të merrte leje” nga bashkëvuajtësit për t’u bërë ndoshta ndër të vetmit ministra që kanë më herët një histori burgu politik. Zhiti sidoqoftë mund t’ia dalë mbanë të vërë në shina disa prej projekteve që ai kishte për zemër. Ai mund të ndihmojë në restaurimin për ta kthyer në muze Burgun e Spaçit siç edhe tha se do të bënte. Për Vizion Plus ai tha se ishte aty sepse besonte në emër të qytetarisë se gjërat mund të bëheshin më mirë dhe se kështu mund të ngrinte zërat për ata që deri tani ishin shtypur.
Doktori Halim Kosova në krahun tjetër ishte edhe më konkret në ato që kërkon të vëjë. Askush që merr një recetë në spital sipas tij nuk ka pse të shkojë të kërkojë ilaçet në farmaci. “Kam bindje të plotë që me fondet që qeveria i vë në dispozicion sistemit shëndetësore kjo mund të eliminohet”, tha Kosova, në ditën që mori detyrën duke theksuar nga ana tjetër se duhej t’i jepej fund asaj pjese që familjarët e të sëmure duhej të bridhnin për ilaçet. “Mjekësia nuk ka ngjyra (partiake), mjekësia ka bluzën e bardhë që duhet ta mbajmë të tillë”, citohet sërish ai, mesazhe që në vetvete kërkojnë shumë më shumë se ato pak ditë që i janë dhënë në krye të njërës prej ministrive më të rëndësishme me punë dhe probleme mjaft të prekshme. Sigurisht ai s’mund ta ndryshojë brenda atyre pak ditëve mënyrën se si funksionojnë spitalet në Shqipëri. Madje mund të thuhet se edhe 4 vjet janë pak për të ndryshuar një sistem.
Nga ana tjetër dy ministrat e rinj duket se ja kanë dalë mbanë edhe pse në pak ditë të përcjellin mesazhe të rëndësishme. I pari: Kryeministri Berisha kishte mundësi të krijonte një qeveri minimalisht më cilësore në emra, tani që LSI ishte larguar duke lënë vakante vendet. I dyti: Kryeministri është i hapur për të thithur dhe përfshirë grupe interesi që deri më tani dukeshin të lëna jashtë qeverisë. Në të dyja rastet më shumë se sa puna e pakët që do mund të bëjnë ( pa i paragjykuar) në pak ditë qeverisje ministrat, mesazhet që u përcollën prej emërimit të tyre do të kenë një efekt më të gjatë.