Merkel: Greqise mund t?i falet borxhi, ministrat e Finances sot ne Bruksel
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar mbrëmë, pak orë para takimit të ministrave të Financës së eurozonës në Bruksel, se nuk përjashtohet mundësia që Greqisë t’i falet borxhi. Gazeta gjermane “Bild am Sonntag” tha se Merkel mendon se çështja e faljes së borxhit mund të shqyrtohet nga viti 2014. “Kur Greqia të vërë në rregull të ardhurat e saj, pa marrë borxhe të reja, atëherë do të shqyrtojmë situatën dhe do të bëjmë vlerësimin”, ka deklaruar Merkel.
Ministrat e Financës së eurozonës do të takohen sërish sonte. Ky është takimi i katërt në katër javë që mbledh përgjegjësit e financave në eurozonë për të zhbllokuar planin për një hua, për të cilën Greqia po pret prej shumë muajsh. Ministrat e Financës pritet të sugjerojnë një riblerje të disa prej bonove greke që mbahen nga investitorët, me një zbritje, si një mënyrë për të ulur ngarkesën e borxhit të saj tronditës.