e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mërgjyshi: Sfituam nga presioni i kreut

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mërgjyshi: Sfituam nga presioni i kreut

Apolonia nuk mundi ta kalonte Luftëtarin në ndeshjen e fundit të fazës së dytë dhe të merrte kryesimin e grupit. Teuta-Besa 0-1. Artan Mergjyshi ne kembeAjo arriti një barazim pa gola 0-0. Megjithatë, trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, thotë se nuk është fundi i botës të barazosh në fushën tënde ndaj një kundërshtari të fortë si Luftëtari.

"Kur janë edhe nëntë finale për t'u luajtur, gjithçka mund të ndodhë, pasi ekipet nuk janë të pagabueshëm. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Skuadra krijoi epërsi të plotë duke sulmuar pareshtur në drejtim të portës kundërshtare.

Mungesa e golit? Jo për t'u justifikuar, por kundërshtari luajti me një mbrojtje të ngjeshur duke ua bërë të vështirë lojtarëve tanë depërtimin në zonë. Nga ana tjetër, lojtarët tanë, duke ndier përgjegjësinë për ta fituar këtë ndeshje, u mbingarkuan më shumë se ç'duhej dhe nuk arritën të shpalosnin ashtu si duhet lojën e tyre sulmuese.

Gjithsesi ishte një barazim i hidhur për ne, por që ruajti diferencën prej dy pikësh me Luftëtarin kryesues. Megjithatë ne besojmë e s'jemi dorëzuar në arritjen e objektivit, ngjitja në Superiore", deklaroi fillimisht Mërgjyshi.

Mes të tjerash, kreu i pankinës fierake theksoi se u penalizuan edhe nga mungesat që kishim si ai i mesfushorit Sako dhe i sulmuesit Krasniqi. I pyetur për momentin e diskutueshëm të minutës 26-të nëse e kaloi topi vijën e portës, trajneri Mërgjyshi u përgjigj:

"Nuk dua të merrem me gjyqtarët. Është hera e dytë që nuk na akordohet një gol i tillë. Pas ndeshjes, e pashë këtë rast tepër të dyshimtë dhe m'u duk se ishte një gol më se i rregullt. Gjithsesi ai nuk na shërben më kur rezultati i kësaj ndeshjeje u arkivua.

Ne nuk kemi rënë në pesimizëm. Përkundrazi, kemi besim se duke i marrë ndeshjet një e nga një të fazës së tretë e duke vlerë- suar drejt çdo kundërshtar, do të vijojmë të ecim në rrugën e suksesshme që kemi nisur", e mbylli deklaratën e tij për "Panorama Sport" trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi.

Përgatiti: MIKEL MBRIÇAJ