Memushaj shenon gol per Pescaren
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori i përfaqësues shqiptare realizoi një tjetër gol me fanellën e skuadrës bardhekaltër në Serinë B Është Ledian Memushaj futbollisti që po përpiqet të udhëheqë Pescarën drejt një ngjitjeje të mundshme të Serinë A.
Mesfushori i përfaqësues shqiptare realizoi një tjetër gol me fanellën e skuadrës bardhekaltër në Serinë B italiane edhe pse këtë herë finalizimi i tij nuk vlejti pasi Pescara u mposht me rezultatin 3-2 nga Brescia në stadiumin “Adriatico”. Ishte minuta e 4-t e ndeshjes kur Memushaj u gjend në kohën dhe në vendin e duhur për të dërguar në rrjetë një top të marrë nga Politano.
Goli i futbollistit vlonjat i dha avantazhin provizor Pescarës 1-0, por edhe pse Ledian Memushaj zhvilloi një ndeshje më shumë sesa pozitive formacioni i drejtuar nga trajneri Baroni u mund nga Brescia që falë një tregolëshi të Daniele Corvias arriti të përmbyste në dy raste avantazhin e Pescarës fillimisht të vendosur nga Memushaj dhe më pas nga islandezi Bjarnarson.
Mesfushori i Kombëtares Kuqezi edhe në këtë sfidë mbajti në krah shiritin e kapitenit, ndërkohë që ky ishte goli i tretë për Memushajn me Pescarën në Serinë B. Skuadra bardhekaltër pas kësaj humbjeje e sheh veten në vendin e 9-të dhe jashtë zonës Play-Off por Livorno që e pozicionohet në vendin e 8-të ka vetëm 2 pikë më shumë dhe Pescara ka të gjithë shanset për të luftuar deri në fund që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Serisë A./SuperSport