Memushaj ne 'orbiten' e Sampdorias dhe Carpit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sampdoria insiston për Ledian Memushajn. E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare mund të jetë pikërisht te skuadra e drejtuar nga presidenti Ferrero. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane drejtuesit e Sampdorias kanë mbetur të mahnitur nga paraqitjet e Memushajt me fanellën e Pescarës këtë sezon dhe dëshirojnë ta transferojnë me çdo kusht 28-vjeçarin vlonjat në Marassi sezonin e ardhshëm.
Pronësinë e Memushajt e ka ende skuadra e Lecces, por Pescara është e detyruar ta blejë përfundimisht kartonin e mesfushorit në verë për ta shitur atë më pas për një ofertë më të mirë ekonomike. Ish lojtari i Chievos dhe Carpit po zhvillon një sezon fantastik me Pescarën në Serinë B dhe me paraqitjet e tij po ndihmon skuadrën nga krahina e Abruzzos të luftojë për ngjitjen në elitën e futbollit italian.
Pescarës tashmë i mjafton të eliminojë Bolognan në finalen e play-offit të Serisë B për t’u ngjitur në Serinë A.
Por për Memushajn nuk ka shfaqur interes vetëm Sampdoria por edhe Carpi. Skuadra e sapongjitur në kategorinë e më të mirëve, kërkon të rikthejë në ekip lojtarin shqiptar. Memushaj ishte pjesë e Carpit sezonin e kaluar duke spikatur jo pak me lojën e tij. Në këtë sezon me Pescarën 28-vjeçari regjistron 34 paraqitje dhe 7 gola të realizuar.
Nuk përjashtohet as mundësia që nëse skuadra e drejtuar nga ish lojtari i Milanit dhe Lazzios, Massimo Oddo ngjitet në Serinë A, Memushaj të qëndrojë te Pescara. Gjithsesi çfarë do të ndodhë e ardhmja e futbollistit të përfaqësues shqiptare sezonin tjetër do të jetë në kategorinë maksimale të futbollit italian.