e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mehmedi e ndihmon, ja kthen me shuplake

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mehmedi e ndihmon, ja kthen me shuplake

Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur për futbollistin me origjinë shqiptare Admir Mehmedi gjatë ndeshjes kundër Paderbornit. Sulmuesi shkoi të ndihmonte futbollistin e Paderborn Christian Strohdiek, i cili ishte rrëzuar, por ky i fundit i’a ka kthyer me një shpullë, duke përfituar nga fakti që arbitri nuk ishte afër për të parë se cfarë po ndodhte.

Megjithatë Mehmedi ka ruajtur qetësinë duke mos reaguar ndaj gjestit të pahijshëm të futbollistit kundështar.