Mediat e huaja: Gadafi kapet ne Sirte
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nje televizion i Libise raporton se eshte kapur ne Sirte presidenti i dëbuar i këtij shteti, Maumer Gadafi. Lajmi eshte transportuar nga mediat e tjera, CNN dhe BBC, por as njera e as tjetra nuk kanë mundur të konfirmojnë raportet në fjalë. Kohë më parë, komandatët e vijës së frontit në Sirte thanë se forcat e përkohshme qeveritare të Libisë kanë marrë kontrollin mbi bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi. Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, i tha Reutersit se “është liruar Sirte” dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të ikin. Një komandat tjetër i frontit, Husein Abdel Salam, i tha AFP-së se forcat e tij “janë duke e zbatuar një operacion pastrues” dhe se së shpejti qyteti do të jetë tërësisht i lirë.