Mediat Italiane: Dyshojme se luajtem ne Shqiperi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prania e madhe e tifozëve shqiptarë në Luigi Ferraris, ka lënë të befasuar italianët. Janë imediat e këtij vendi, që në raportet e ndeshjeve, nuk kanë lënë pa e përmëndur praninë e kuqezinjve, duke e vënë në dilemë nëse kjo ndeshje u zhvillua në Shqipëri apo Itali.
Sipas njoftimeve të fundit rreth 21 mijë tifozë shqiptarë kanë qenë të pranishëm në Luigi Ferraris, që ka një kapacitet prej 36 mijë ulëseve. Edhe komentatorët italianë, gjatë komentimit të ndeshjes, flisni të befasuar , me atë që panë në shtëpinë e tyre, një stadium i veshur krejtësisht kuqezi.