Me i shtrenjti i 'Bundesliges', Hoeness: Matrinez nuk vlen 40 milion Euro
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Blerja e re e Bayern-it kushtoi plot 40 milion euro dhe ajo që konsiderohet si më e shtrenjta në historinë e Bundesligës, Javi Martinez, duket se nuk vlen aq shumë sa është paguar. Deklarata është lëshuar nga president i bavarezëve, Uli Hoeness, i cili thotë se kjo nuk është vlera e vërtet e lojtarit dhe se ato u detyruan të paguajnë këtë çmim për futbollistin bask si pasojë e klauzolës së lirimit të tij dhe tifozët nuk duhet të presin që ai të jetë në të njëjtin nivel si Mesi apo Ronaldo:
“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, Javi Matinez nuk është as Mesi dhe as Ronaldo. Ai ka për detyrë të mbrojë, në mënyrë që skuadra të mos pësoj gol dhe ky është një aspekt të cilin ne e kemi shumë përzemër. Nuk është një lojtar që mund të jetë i rëndësishëm në shënimin e golave sepse nuk është një sulmues. Ne na kushtroi 40 milion euro sepse kaq ishte çmimi i klauzolës së kontratës së tij, por normalisht vlera e tij nuk i kalon 10 apo 15 milion euro”.
Në pesë javët e para të Bundesligës, Javi Martinez ka luajtur në total 4 ndeshje si titullar me fanellën e bavarezëve.