'Mbreti' i semure, Myler gati t’ia lere fronin Mesit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ditët në të cilat ai është shndërruar në njërin prej legjendave më të mëdha të futbollit, janë të largëta: gjermani Gerd Myler tani jeton një jetë larg publikut, duke u ballafaquar në heshtje me sëmundjen e tij, që po e gërryen dita-ditës. Dhe, atij mund të mos i interesojë fare nëse sulmuesi i ri, argjentinasi Lionel Mesi, ia rrëmben kurorën historike.
Plot 40 vjet më parë, Myler shënoi 85 gola brenda një viti kalendarik, por ky rekord është nën kërcënim këtë vit: Mesi ka shënuar 84 gola në vitin 2012 dhe ka gjasa që rekordin ta barazojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Benfikas, që zhvillohet sot, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Myler, i njohur me nofkën “Bombarduesi”, muajin e shkuar festoi ditëlindjen e 67-të, por shumë larg publikut dhe i rrethuar vetëm nga të afërmit e tij.