e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Mberrijne ne Atdhe eshtrat e mbretit Zog I

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mberrijne ne Atdhe eshtrat e mbretit Zog I
Eshtrat e Mbretit Zog I kane mberritur mengjesin e sotem ne atdhe. Ato u priten ne Aeroportin  ‘Nënë Tereza’ nga Princ Leka II, pjesetarë të familjes mbretërore, ministri i Brenshëm Flamur Noka, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ai i Kulturës Aldo Bumçi, si dhe dy zv.ministrat Edith Harxhi dhe Ekrem Spahiu.

Eshtrat e tij do prehen në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore, ndërsa nesër pritet të zhvillohet edhe ceremonia e homazheve në Pallatin e Brigadave, e parashikuar nga ora 10:00 deri në 12:00.

Nje dite me pare Ahmet Zogu është zhvarrosur nga Parisi, aty ku prehej që pas vdekjes në prill të vitit 1961. Një ekip në nivel të lartë zyrtarësh shqiptarë dhe francezë ka ndjekur nga afër ceremoninë, që i ka hapur udhë kthimit të eshtrave në Shqipëri, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.