Ambasada Amerikane paralajmeron: Mund te kete protesta per ujin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lëshoi një paralajmërim për qytetarët e vet në vendin tonë duke i thënë të kenë kujdes nga fakti që furnizimi i rregullt me energji elektrike në Shqipëri gjatë ditëve të ardhëshme do të ketë probleme dhe për rrjedhojë, sipas vlerësimit të Ambasadës, kjo mund të sjellë edhe protesta popullore.
“Ambasada SHBA në Tiranë informon qytetarët e SHBA se kufizime të vazhdueshme energjetike pritet të ndodhin nëpër Shqipëri përgjatë ditëve të ardhëshme e ndoshta më gjatë. Sipas raportimeve në media, kufizimet e energjisë pritet të sjellin ccrregullime edhe në shërbimet e tjera publike, përfshirë furnizimin me ujë. Kjo mund të sjellë furnizim të kufizuar me ujë në të gjitha zonat e prekura,” thotë ambasada.
“Gjatë muajve të fundit, portestat në rritje, përfshirë bllokimin e rrugëve, kanë ndodhur në të gjithë vendin si pasojë e ndërprerjes së furnizimeve me energji elektrike. Kufizimet e paralajmëruara të shërbimeve publike ka gjasa që do të sjellin protesta dhe demonstrata të mëtejshme. Qytetarët e SHBA-ve duhet të kenë parasysh se të gjitha tubimet publike dhe demonstratat kanë potencialin për t’u kthyer në përballje dhe të përshkallëzohen në dhunë. Ju duhet t’i shmangti zonat e demonstratave dhe të tregoni kujdes kur gjendeni pranë tubimeve, protestave a;po demonstratave,” thotë më tej ambasada.
Monopoli i Shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, CEZ Shpërndarje, njoftoi pak ditë më parë se të premten më 16 nëntor do të ndërpresë furnizimin me energji për disa ujësjellësa në Shqipëri. CEZ i sugjeroi shqiptarëve të marrin masa duke mbushur kazanë pasi nuk dihet se sa ditë mund të zgjasë problemi. CEZ thotë se ujësjellësat i detyrohen rreth 34 milionë euro, ndërkohë që KESH raporton se CEZ i detyrohet mbi 140 milionë euro, gjë që ka krijuar një qerthull borxhesh të ngatërruar.