e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mavraj në dyshim për derbin, Stoger: I domosdoshëm

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mavraj në dyshim për derbin, Stoger: I domosdoshëm

Mërgim Mavraj është tashmë një nga futbollistët për të cilin ka pyetje nga gazetarët në çdo dalje të trajnerit të Këlnit përpara mediave.mavrajjjj Skuadra gjermane është duke përgatitur ndeshjen përballë Leverkusenit dhe për këtë takim, trajneri ka përmendur domosdoshmërinë e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare për sigurinë në prapavijë.

"Mavraj është ende në dyshim, por uroj që të jetë i gatshëm për të na garantuar siguri në repartin e prapavijës në këtë ndeshje të rëndësishme.

Jo vetëm kjo, por për ne tashmë, çdo takim është si finale", ka deklaruar trajneri Stoger. Mbrojtësi i Kombëtares nuk është stërvitur plotësisht gjatë kësaj jave, për shkak të problemeve gastrointensinale që e kanë lënë atë në dyshim për takimin e së dielës në shtëpi përballë Leverkusenit.