Maturante, sot dita fundit e plotesimit te formularit A2. 1 gusht numerimi pikeve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Më 1 gusht nis numërimi i pikëve për secilin maturant për të shpallur më pas fituesit për shkollë të lartë. Nga Ministria e Arsimit, është lënë dhe dita e sotme, e fundit mundësi për të gjithë ata maturantë që nuk e kanë plotësuar ende formularin A2. Ata kandidatë që nuk e plotësojnë dhe dorëzojnë në afatin e caktuar formularin, humbasin mundësinë për të vazhduar studimet për këtë vit.
Ndërkohë raundi i parë i shpalljes së fituesve do bëhet në 11 shtator. Në këtë fazë do të fitojnë një të drejtë studimore të gjithë ata maturantë që gjatë plotësimit të formularit A 2 kanë përzgjedhur si preferanca degët që kanë pikët më të larta për t`u shpallur fitues. Nëse edhe pas mbylljes se regjistrimeve përfundimtare do të ketë sërish vende të tjera që do të mbeten të paplotësuara, atëherë do të jetë edhe formulari A3.