Dogana e makinave, Topi dekreton ndryshimet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Presidenti Bamir Topi dekretoi dje paketën e ndryshimeve në ligjet ekonomike. Ndryshimet në ligjin "Për taksat kombëtare" të dekretuar dje nga Topi pas votimit në Kuvend me 71 vota përfshijnë mënyrën e pagesës së taksës doganore për makinat e importuara dhe synojnë zhbllokimin e tregut të brendshëm të shitjes së automjeteve të përdorura. Sipas ndryshimeve të bëra, taksa që një qytetar do të paguajë për qarkullim dhe regjistrim do të varet nga sa ai e përdor automjetin e tij dhe jo si më parë, kur taksa ishte e njëllojtë si për qytetarët që e përdornin rrallë automjetin e tyre, ashtu edhe për ata që e përdornin shpesh atë. Kjo taksë tashmë parashikohet të vilet në momentin e blerjes së karburantit.
Ndërsa ndryshimet në ligjin "Për akcizat", synojnë uljen e barrës fiskale në sektorin e prodhimit të birrës në vend. Synohet përshpejtimi i procedurës së rimbursimit të akcizës së paguar në blerje. Nga 4-7 muaj që ishte, tani do të jetë brenda një muaji. Në rast të kundërt personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore, në masën e akcizës së pretenduar për rimbursim. Gjithashtu industritë vendase, të cilat përdorin si lëndë të para produkte të akcizës, iu rimbursohet akciza e paguar në blerje. Topi dekretoi po ashtu heqjen e tarifës së importit prej 15 për qind për industrinë e konfeksioneve në vend. Vendimi synon zgjerimin më tej të kësaj industrie.
Kreu i shtetit ka dekretuar dhe ligjin “Për disa ndryshime në ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, ku parashikohet e drejta e shoqërive të sigurimit për të përcaktuar në mënyrë të pavarur tarifat e primit të sigurimit, në përputhje me kushtet e tregut të sigurimeve. Kanë marrë firmën e Presidentit dhe ndryshimet në ligjin “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore” dhe “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.