E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Materaci i ben vizite statujes se tij me Zidane

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Materaci i ben vizite statujes se tij me Zidane
Marko Materaci ka shfrytëzuar në vizitë në Paris për të bërë foto te një nga statujat që brenda pak kohësh është kthyer ndër më të famshmet e kryeqytetit francez, atë që pasqyron goditjen me kokë që i bëri atij Zinedin Zidane në finalen e Botërorit 2006.

Kjo statujë e bronztë, e lartë 5 metra, u vendos në shtator në një nga sheshet kryesore të Parisit, para qendrës së arteve “Pompidu”, si përfaqësuese e artit bashkëkohor. Megjithëse kishte protesta të shumta nga tifozët e Zidane që e cilësojnë këtë si ulje ndaj talentit të legjendës së futbollit francez, turistët në Paris e kanë mirëpritur veprën e krijuar nga artisti algjerian Adel Abdeseme.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Materaci, i cili ka zgjedhur Twitter për të publikuar një foto të bërë i ulur pikërisht në këmbët e kësaj statuje. Pasi publikoi fillimisht një foto vetëm të statujës, ai bëri komentin “Gjejeni se ku jam?”, ndërsa më pas publikoi foton e dytë ku shfaqet edhe ai te këmbët e objektit në fjalë.

Ngjarja e finales së Botërorit të vitit 2006 do të mbetet mend si një nga më të diskutuarat në historinë e futbollit, pasi Materaci pranoi pak kohë më vonë se kishte qenë ai që kishte provokuar Zidane duke bërë komente rreth motrës së tij, për të sjellë reagimin e dhunshëm të francezit.