Masakra e Bostonit, vritet nje nga te dyshuarit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas nje shkembimi zjarri me forcat e policise ka mbetur i vrare nje nga të dyshuarit për masakrën e Bostonit, nderkohe qe tjetri eshte ne arrati e ne kerkim policor.Sipas Daily Mail mesohet se terroristi, i etiketuar si i dyshuari 1 ka vdekur në spital, ndërkohë që një polic mbeti i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit në kampusin e të famshmit universitet MIT.
Ndërkohë policia ka paralajmëruar se i dyshuari i dytë është i armatosur dhe i rrezikshëm. Vetem pak kohe para ketyre zhvillimeve policia dhe FBI bene publike fotot e te dyshuarve, duke zbardhur imazhe te tyre gjate maratones se Bostonit dhe tragjedise se ndodhur atje nga shperthimet. Ata ishin me canta shpine dhe e lane skenen e krimit pasi me pare kishin vrojtuar mire se cfare kishin shkaktuar.