e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ditelindja e Muhamedit, Berisha: Vende te tjera perdorin fene per te nxitur dhune. Shqiperia shembull

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ditelindja e Muhamedit, Berisha: Vende te tjera perdorin fene per te nxitur dhune. Shqiperia shembull
Kryeministri Berisha në ditën e ditëlindjes së profetit mysliman Muhamed ka mbajtur një fjalim në Pallatin e Kongreseve. Ai ka shprehur nderime të mëdha për këtë figurë fetare, ndërsa theksoi se Shqipëria do të ngelet vendi shembull në botë për tolerancën fetare.

“Dytë porositë e tij të fundit dhe kryesore, kishin të bënin me pronën. Zoti ia dha atë njeriut të begatoj veten, familjen dhe shoqërinë.  Profeti është udhërrëfyesi i madh i rrugës së mirëkuptimit, tolerancës, paqes, bashkëjetesës dhe të ardhmes. Myslimani i përsosur na mëson se ai ishte ai që na duhej, në duart e tij njerëzimi ndjehet i sigurt.

Unë jam këtu për të shprehur nderimin më të madh para kryetarit të komunitetit mysliman dhe udhëheqësve të tjerë, të cilat në traditën tonë ringjallën besimet fetare, figura hyjnore të pasurimit të shpirtit tonë, bazuar në tolerancë e palëkundur në besimin tek njëri-tjetri. Këtu qëndron mesazhi më i madh, virtyti më i shkëlqyer i shpirtit të madh shqiptarë. Sot në vende të ndryshme njerëzit abuzojnë dhe përdorin besimet fetare për të nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit, për të mbjell akte të dhunshme. Shembulli shqiptar është frymëzues, që çdo vit e më shumë do të shkëlqej në shoqërinë tonë dhe në mbarë botën.

Është kënaqësi që sot nderojmë ditëlindjen e profetit të madh, pasi inauguruam fillimin e ndërtimit  të xhamisë”,-tha Berisha ndërsa mori një pikturë me modelin e xhamisë që do të ndërtohet.