Marvaj pendohet per refuzimin ndaj kombetares: Pres nje ftese
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mërgim Mavraj është bërë pishman që refuzoi Kombëtaren shqiptare, dy herë gjatë viteve të kaluara dhe është gati të bëjë gjithccka që të ketë një shans të tretë. Mbrojtësi 24 vjeccar është justifikuar se e ka marrë këtë vendim në një moshë të re, në një kohë që ishte i papjekur dhe se ishte këshilluar gabimisht nga njerëzit pranë tij. Futbollisti e tha qartë dje se ndihet i gatshëm për të luajtur për Kuqezinjtë, dhe ai dëshiron që të marrë një ftesë nga trajneri i ri Xhani De Biazi. Kështu, Mërgim Mavraj nuk ka hequr dorë përfundimisht nga Kombëtarja shqiptare. Edhe pse i refuzoi kuqezinjtë disa vite më parë, mbrojtësi kosovar beson se në të ardhmen do ta veshë fanellën e Shqipërisë. 24 vjeçari ishte pjesë e ekipit U-21 të Gjermanisë dhe shpresonte të kalonte në ekipin A të këtij vendi, kështu që kishte vendosur t’i thoshte ‘JO’ Shqipërisë. Më pas shqiptarët e kanë konsideruar atë tradhtar.
Në fund ai mbeti duarthatë, pasi Gjermania nuk i bëri ftesë për ekipin A. Por, tani futbollisti i Greuther Furth është bërë pishman që dikur e refuzoi ekipin kuqezi dhe tani i ka kthyer sytë kah Shqipëria.
“Tani ndihem në fazën e lojtarit lider dhe jam i gatshëm të luaj për Kombëtaren. Në fakt, më parë i referohesha ekipit kombëtar të Gjermanisë. Por, tani vendimi im është i prerë: dëshiroj të luaj për vendin tim, Shqipërinë. Ekzistojnë edhe disa probleme të vogla, të cilat duhet t’i sqaroj me Federatën, ndërsa më pas mund të filloj të luaj për kuqezinjtë”, deklaroi Mavraj në një intervistë për faqen spox.com. Mavraj ka treguar në detaje edhe për periudhën kur e kishte refuzuar Shqipërinë. Ai u justifikua me faktin se është këshilluar nga të tjerët që t’i marrë ato vendime.
“Si futbollist i ri, unë isha rrethuar nga shumë njerëz, të cilët më jepnin këshilla pa menduar shumë se cila ishte zgjedhja më e mirë për mua. Unë isha i ngazëllyer nga shumë gjëra. Fakti i parë ishte se luaja për U-21 së bashku me lojtarë si Boateng, Denis Aogo e Andreas Bek dhe i dyti, sepse më ishin hapur shumë perspektiva”, theksoi ai.
“Pasi e refuzova Shqipërinë, ma morën për të keq këtë fakt pasi unë u kisha fjalën dhe nuk e mbajta. Ata nuk e kanë harruar këtë. Për këtë arsye kam dhënë shumë intervista dhe kam thënë se jam i gatshëm të përballem me kritikat. Kjo i takon fazës kur njeriu fillon të piqet”, shtoi mbrojtësi shtatlartë.
Mavraj ka kujtuar në këtë intervistë edhe momentet e vështira që kaloi në periudhën e fundit në Bohum dhe pohon se që nga transferimi i tij te Greuther Furth, kanë ndryshuar gjërat për të mirë. Ky klub është aktualisht kryesues i Bundesligës 2 dhe sipas të gjitha gjasave do të luajë vitin e ardhshëm në Bundesligën e parë. Mavraj megjithatë e ka rënduar pozicionin e tij me FSHF-në duke deklaruar publikisht se kthente mbrapsht pashaportën e Shqipërisë. Topi në “fushën” e FSHF-së dhe trajnerit De Biazi./ Sport Ekspres