Martinez e magjeps, Hejnkes: Superlojtar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajerni i Mynihut ka rikthyer kohët e arta. Ekipi bavarez, pas fitores 3-1 ndaj Maincit, ka arritur një tjetër rekord në historinë e klubit, ndërsa është në rrugë të mbarë për të fituar Champions-in. Në sezonin 2000-2001, rekordmenët startuan me pesë fitore radhazi (Superkupë, kupë, Bundesligë), duke fituar në fund si Bundesligën dhe Champions-in. Pas 12 vitesh, Bajerni ka realizuar të njëjtën gjë, por duke shënuar 12 gola në tri fitore në kampionat, si asnjëherë tjetër në historinë e klubit. Gjatë këtij sezoni trajneri Hejnkes ka korrigjuar gabimet e atij të kaluar, ndërsa në një analizë të përgjithshme para sfidës ndaj Valencias, nxjerr në pah diferencën e dy viteve, i thur elozhe Martinezit dhe sqaron arsyet pse e ka lënë 40-milionëshin deri tani në stol.
“Para se të niste sfida ndaj Maincit, bëra një bisedë të hapur me Martinezin. Havi ka dy javë që stërvitet me ekipin dhe procesi i integrimit të tij në skuadër ka nevojë për më shumë kohë, edhe pse ai na ka bindur me kaq pak kohë. Megjithëse, nuk duhet harruar që edhe Gustavo nuk më ka lënë shkak ta ulja në stol, pasi ka shkëlqyer. E kam thënë që Martinez përmbush çdo kriter për ta nisur nga minuta e parë. Ai i jep siguri lojës ndërsa, me inteligjencën që e karakterizon, ndihmon shumë ofensivën. Këtë e ka konfirmuar në të dyja ndeshjet dhe e ka treguar që është superlojtar. Për sa i përket aktivizimit të mërkurën, dua t’ju surprizoj. Është shumë pozitive që kemi një skuadër të kompletuar dhe cilësore.
Kam gjithnjë opsione, që janë të domosdoshme. Ky është një mësim nga sezoni i kaluar. Por, ndaj Valencias më duhet të kem një skuadër të plotë, ndërsa si Riberi dhe Roben janë të domosdoshëm për ne. Ata kanë pësuar tërheqje muskulore në kofshë dhe duhet të presim ende. Shpresoj që të rikthehen ndaj Valencias”, – analizoi trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes. Ndërkohë, Bajerni i Mynihut ka në grup Valencian, Lilën dhe BATE Borisov.
Ndaj ekipit spanjoll, bavarezët janë përballur tri herë dhe në të tria sfidat kanë dalë me rezultat 1-1. Kujtojmë që triumfi i fundit në Champions ka qenë pikërisht ndaj spanjollëve në vitin 2001, kur rekordmenët e udhëhequr nga Hicfeld fituam me penallti 5- 4 Ligën e Kampioneve ndaj Valencias në Milano.