Marsial nderon djajtë, por sa vuajnë ndaj Evertonit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shumë më pak entuziast se kolegu i tij Klaudio Ranieri, ishte Luis Van Gal. Por sezoni i keq i Mançester Junajtid e ka ende një kuptim, luftën për vendin e katërt.
Dhe "djajtë e kuq" bënë një hap përpara në "Old Trafford", në ndeshjen e fundit që mbylli javën e 32- të të Premier Ligës: një fitore 1-0 e vuajtur ndaj Evertonit, e firmosur nga gol i Antoni Marsialit dhe pritjet e David De Geas.
Tani Junajtid është -1 pikë nga rivalët e Sitit dhe lënë pas Uest Hemin me dy pikë. Nderohet Çarlton 45 minuta pas vërshëllimës finale, Sër Bobi Çarlton shkoi në mes të fushës së stadiumit të boshatisur, i cili ka qenë për shumë vite shtëpia e tij e dytë.
Shumë pak e kanë përkëdhelur barin e "Teatrit të Ëndrrave" ashtu si ai. Përpara legjendës, duke u ngritur drejt qiellit të Mançesterit, tashmë ndodhej një tribunë e re, e cila mban emrin e bomberit.
Tani "Old Trafford" ka Sër Bobi Çarlton dhe Sër Aleks (Ferguson) që vështrojnë njëra-tjetrën përballë stadiumit ku legjendat kanë shkruar historinë. Ky sezon po mbaron kështu si po mbaron, por pas tij është koha që këta lojtarë të luajnë futbollin që dy legjendat duartrokasin.
Dhe aksioni i minutës së 54-ët ishte premtues: Markus Reshford nxjerr me një finte në pozicion krosimi Fosu Mensah, i cili gjen Marsialin në zonën e vogël, atje ku talenti francez nuk mund të gabojë (Goli i 1000- të në Premier Ligë i "djajve" në "Old Trafford").