e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Marr?veshja, hiqen vizat me Serbin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Marr?veshja, hiqen vizat me Serbin
Shqipëria dhe Serbia nënshkruan dje marrëveshjen për heqjen e vizave. Marrëveshja u nënshkrua për palën shqiptare nga zv.ministri i Jashtëm, Selim Belortaja, ndërsa për palën serbe nga Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë, Miroljub Zaric. Marrëveshja për lëvizjen e lirë është e bazuar mbi parimet e reciprocitetit të plotë midis dy shteteve, vullnetit të mirë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe synon mundësimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve, nga njëri shtet në tjetrin. Gjithashtu, marrëveshja parashikon përjashtimin nga viza për hyrjen në territorin e secilës palë, për një vizitë ose qëndrim që nuk i kalon 90 ditë brenda 180 ditëve. Ndërkohë, procedura për shtetasit të cilët dëshirojnë të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë kohe në territorin e njërës palë kontraktuese për qëllime studimi, punësimi, ribashkimi familjar, etj, do t’i nënshtrohet kërkesave të legjislacionit të brendshëm të secilit vend.