Marchisio: Ne jemi Italia, nuk kemi frike as nga Spanja dhe as nga askush
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Claudio Marchisio thotë se Italia nuk ka arsye të ketë frikë nga asnjë vend në Euro 2012, përfshirë edhe Spanjën, duke marrë parasysh se ata e mposhtën kampionin e Evropës dhe Botës verën e kaluar. Azzurrët, të cilët së fundi u goditën nga skandali i basteve Scommessopoli, ndërsa u mposhtën 3-0 edhe në miqësoren ndaj Rusisë, do ta fillojnë garën evropiane pikërisht kundër Spanjës, shkruan Telegraf.
“Ne nuk kemi frikë nga askush. Ne jemi Italia, një vend i madh. Ne do të përballemi me kampionët e Evropës, të cilët luajnë futbollin më të bukur në botë. Por, verën e kaluar ne i mposhtëm ata pasi luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe ne kemi nevojë të luajmë siç luajtëm në atë ndeshje”, ka thënë Marchisio.