Marca voton 11-shen e Boterorit, mes tyre Shaqiri
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Memo Ochoa është portieri i formacionit më të mirë të gjithë Botërorit “Brazil 2014” deri në këtë fazë. Meksikani ka arritur në fazën e parë me 60.2% të votave, kryesisht falë ndeshjes së tij të madhe kundër Brazilit. Konkurrent ishte Kosta Keylor Navas. Në pjesën e mbrojtjes, i pari është uruguajani Godin, i cili është zgjedhur nga lexuesit e MARCA-s si më i mirë i fazës së parë të Botërorit me 29,4%, përpara Thiago Silvës (19%) dhe meksikanit Rafa Marquez (13.5%).
Në mesfushë, kolumbianët Kuadrado dhe James Rodriguez janë të preferuar dhe pasohen nga zvicerani (me origjinë shqiptare) Xherdan Shaqiri dhe talenti belg, Eden Hazard. Votimi i lexuesve ka lënë jashtë lojtarë të nivelit të Roben, Van Persie dhe Benzema. Por para tyre renditen emra të tjerë të atij niveli apo ndoshta edhe më të lartë. Të tre sulmuesit e zgjedhur nga lexuesit janë Neymar (23%), Leon Messi (21.2%) dhe Thomas Müller (15.3%). Në votimin e trajnerit më të mirë të fazës së parë nga interneti rezultoi kolumbiani Jorge Luis Pinto.