e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Maradona dhe Dunga jane idiote

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Maradona dhe Dunga jane idiote
Deklarata te ashpra te Wesley Sneijder. Ne revisten holandeze 'Helden' ai ben nje krahasim mes trajnerit te Holandes, Bert Van Marwijk, dhe dy drejtuesve teknike, Dunges dhe Maradones.

'Eshte bukur te kesh dike ne timon qe arrin te jape qetesi dhe nuk te transmeton panik. Pas nje pjese te pare te veshtire kunder Brazilit arritem te qendrojme te qete. Preferoj te kem nje si Van Marwijk si trajner, sesa dy idiote si Maradona dhe Dunga', eshte shprehur futbollisti portokalli.

Fjalet e ashpra qe vijne nga nje kandidat per “Topin e arte”, sigurisht qe nuk duken bukur. Sneijder komenton me pas hyrjen ne gjysmefinale te Holandes, duke ia atribuar pikrisht trajnerit motivin e suksesit.

'Te gjithe flisnin per kater fantastiket (Sneijder, Robben, Van Persie e Van Der Vaart), por shikoni si luan Kuyt. eshte nje titullar i qendrueshem dhe kjo eshte e drejte. Ishte e drejte te mos hiqej as Van Persie pasi eshte shume i vlefshem per ne', ka perfunduar ai.