Maradona: Pele ja fut kot. Neimar nuk mund te jete kurre si Mesi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duket se polemikat mes Maradonës dhe Peles nuk do të kenë fund kurrë. Kësaj radhe, polemika e tyre ka të bëjë me atë se kush është më i mirë: argjentinasi Lionel Mesi apo braziliani Neimar. Një ditë pasi Pele deklaroi se Neimar është lojtar më I mirë se Mesi, ka ardhur dhe reagimi i Maradonas. Ky i fundit ka thënë se Pele ja ka future kot, pasi Neimar nuk mund të jetë kurrë si Mesi. “Pele është duke bërë shumë gabime gjatë kohëve të fundit. Neimar nuk mund të bëhet kurrë si Mesi, edhe pse është një futbollist fantastik”, ka thënë Maradona, që e ka konsideruar Mesin si pasardhësin e vet.