e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Maradona: Franca eshte e avantazhuar ndaj Anglise

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Maradona: Franca eshte e avantazhuar ndaj Anglise
Legjenda argjentinase ndjen se “Les Bleus” shkojnë në ndeshjen e së hënës si favoritë, por shtoi se qëndrimi i “Tre Luanëve” nuk do të jetë “’i përulur” ndaj francezëve, ndaj pritshmëritë mund t’i ndihmojnë ata. Diego Maradona beson se “gjelat” janë në formë të mirë fizike dhe kanë pasur më shumë kohë për t’u përgatitur, ndërsa shtoi se mungesat e Roi Hodgsonit do të punojnë në favor të të besuarve të Laurent Blankut.

“Tre Luanët” duhet ta nisin turneun e kësaj vere në Donetsk me një trajner të ri, Roi Hodgson, por duhet të bëjnë edhe pa Frenk Lampard dhe Geri Kahill në mbrojtje, të dëmtuar. Fizikisht francezët janë në formë të mirë dhe nuk kanë pasur dëmtime dhe pezullime si ekipit anglez. Trajneri Blank ka pasur kohë të mjaftueshme për ta stërvitur ekipin e tij së bashku, kështu që unë duhet t’i jap avantazh të lehtë Francës. Por, në total, Anglia dhe Franca më duken shumë afër, sepse të dyja skuadrat kanë lojtarë shumë të talentuar dhe mund të prodhojnë një lojë të shkëlqyer.”

Ndeshja e së hënës në Donetsk nis në orën 18:00.