Mancester-Real, sot luhet gjithçka ne fushen e lojes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sonte në mbrëmje në “Old Trafford” do të përballen dy nga ato skuadrat më të titulluara të Europës. Mançester Junajtid–Real Madrid, dhe sigurisht çifti më tërheqës i kësaj nate është pikërisht ky. Reali u klasifikua i dyti i grupit D pas Borusias së Dortmundit. Skuadra e Murinjos na ka mësuar me paraqitje të mëdha në ndeshjet e fundit, ku një prej tyre është fitorja ndaj Barcelonës së Mesit në Madrid.
Mançester Junajtid nga ana tjetër është një skuadër e ambientuar në skenat e mëdha dhe nuk do ta lërë veten t’i imponohet askush. Djemtë e Fergusonit, vijnë pas një fitoreje të thellë në Premier League me rezultatin 4-0 në dëm të Noruiç. Grupi i lojtarëve të Fergusonit, edhe pse pas dy humbjesh në grup, mundi të kualifikohet si e para e grupit H. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, me shumë mundësi do të jetë skuadra e Murinjos ajo që duhet të bëjë ndeshjen, për të përmbysur rezultatin e pafavorshëm. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, pasi përballen dy skuadra, që nga njëra anë janë Ronaldo, Benzema, Di Maria, ndërsa nga tjetra janë Runi, Van Persi, dy sulmues race. Më shumë se për çdo lojtar në fushë, kjo do të jetë një sfidë speciale për portugezin Kristiano Ronaldo, i cili do të vizitojë për herë të parë stadiumin “Old Trafford” pas 4 viteve.
Në strofullën e djajve, numri 7 thuri ëndrrat e së ardhmes dhe një meritë të madhe për këtë ka Aleks Ferguson, trajneri legjendar që do ta sfidojë për të dytën herë brenda pak ditësh. Në një intervistë dhënë për tabloidin britanik “The Sun”, portugezi shprehet se do të jetë një ndjesi e bukur rikthimi në teatrin e ëndrrave, por duke menduar si një profesionist ai shton se nëse shënon kundër ish-skuadrës së tij, mbrëmja do të ishte edhe më spektakolare. Në vijim të intervistës, sulmuesi i Realit të Madridit pohoi se nuk e di ende mënyrën se si do të festojë nëse e kalon topin pas krahëve të portierit kundërshtar, duke e pranuar se gjithçka mund të jetë spontane. 28-vjeçari nga Madeira u shpreh i bindur se tifozët në Mançester do t’i rezervojnë një pritje të ngrohtë, sepse sipas tij, “Old Trafford” është një nga stadiumet, ku ka kaluar një periudhë të mrekullueshme. “Do të ishte një ndjesi e bukur. Nëse unë shënoj kundër tyre do të ishte spektakolare. Nuk e them dot se si do ta festoja, por diçka spontane do të jetë padyshim.
Do doja të isha në atë situatë”, u shpreh Ronaldo. Trajneri i Mançester Junajtid thotë se është i pashqetësuar për përballjen me Realin e Madridit në kuadër të Champions League. Ai beson se rezultati i marrë në ndeshjen e parë që u mbyll 1-1 ndërsa luhej në “Santiago Bernabeu” është një progres që duhet menaxhuar më së miri. “Edhe pse presim që Reali të ketë posedimin e topit në masë të konsiderueshme, nuk na shqetëson asgjë. Ata nuk po na kalonin përmes vrimave të hapura, por thjesht po luan përpara mbrojtësve tanë në gjerësinë e fushës”, u shpreh Sër Aleks Ferguson. Megjithatë, kjo sfidë mbi të tjerat është një përballje mes Fergusonit dhe Murinjos, dy trajnerëve të mëdhenj që pas kuintave janë miq, por që në fushë kanë demonstruar gjithnjë të kundërtën.
Champions League
SOT
B. Dortmund-Sh. Donetsk
Mançester J.-Real Madrid
NESËR
20:45 Juventus-Sëlltik
20:45 Paris S.G.-Valencia
Formacionet
Man. Junajtid – De Gea; Rafael, Ferdinand, Vidiç, Evra; Valencia, Kerrik, Anderson, Kagava; Runi, Van Persi.
Real Madrid – Diego Lopez; Arbeloa, Pepe, S.Ramos, Koentrao; Ksabi Alonso, Khedira; Di Maria, Ëzil, K.Ronaldo; Benzema.
Ferguson - “Edhe pse presim që Reali të ketë posedimin e topit në masë të konsiderueshme, nuk na shqetëson asgjë. Ne synojmë që në fund të 90 minutave, të kualifikohemi”
Ronaldo - “Nëse unë shënoj kundër tyre do të ishte spektakolare. Nuk e them dot se si do ta festoja, por diçka spontane do të jetë padyshim. Do doja të isha në atë situatë”