e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Manaj, titullar në Kombëtare edhe për 12 vitet e ardhshme

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Manaj, titullar në Kombëtare edhe për 12 vitet e ardhshme

Zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Paolo Tramezani, ka deklaruar se e sheh sulmuesin e Interit, Rei Manajn, si njërin prej lojtarëve që mund të luajnë me kuqezinjtë edhe për 12 vitet e ardhshme.

tramezaniNë një interviste për mediat italiane, bashkëpunëtori i De Biazit, ka thënë se për thirrjen e futbollistëve në "Euro 2016", nuk do të shikohet vetëm performanca e tyre në fillim të sezonit, por edhe ajo që ata do të japin në ditët në vijim.

"Rei ka mundësi si gjithë të tjerët. Sigurisht, është e pashmangshme që në zgjedhjet tona do të peshojnë edhe rezultatet që futbollistët do të arrijnë me klubet e tyre, jo vetëm nga fillimi i sezonit e deri më tani, por edhe duke filluar nga tani e deri prag të Europianit. Përveç Euro 2016-ës, jam i binudr që Manaj do të luajë si titullar në këtë Kombëtare për 12 vitet e ardhshme",-ka thënë ai për "Gianlucadimarzio".

Duke folur për lojtarë të tjerë që luajnë me Kombëtaren, Tramezani u shpreh se Ergys Kaçen dhe Taulant Xhakën, i sheh si futbollistë që mund të përshtaten shumë mirë në Serinë A