e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Manaj: Nuk dua te largohem

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Manaj: Nuk dua te largohem

Pas paraqitjes së mirë si titullar në Kupën e Italisë në fitoren 3-0 ndaj Kaljarit, Rey Manaj është pyetur nga mediat italiane në lidhje me të ardhmen e tij.

“Jam i kënaqur, nuk ishte një kundërshtar i lehtë pasi po ecën mirë në B. Gëzohem për ekipin dhe shokët që e zgjidhëm me fitore ndeshjen. Unë kërkoj të mësoj gjithnjë nga lojtarët e tjerë me më shumë përvojë,” – tha Manaj.

“Jemi në krye të klasifikimit në kampionat dhe nuk më interesojnë së cfarë thonë të tjerët për bukurinë në lojë. Unë mundohem të ndjek udhëzimet e trajnerit. Kërkoj të rritem te Inter, dua të qëndroj këtu. Jam vetëm 18 vjec dhe i kam bërë tre ndeshje që tani.”

I pyetur për shanset që do të ketë Manaj për të luajtur për Shqipërinë në Europian, Manaj dribloi duke përsëritur që objektivi i momentit është Inter ku dëshiron që të arrijë dicka të madhe.