e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Mallkimi' i Kampioneve!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Mallkimi' i Kampioneve!

Kili dhe Holanda ishin dy arkitektët që ndërtuan me mjeshtërinë e tyre eliminimin e kampionëve të botës. Spanja humbi me rezultatin 5-1 ndeshjen e parë të “Brazil 2014” ndaj tulipanëve dhe u gjunjëzua të mërkurën me rezultatin 2-0 ndaj Kilit, duke i dhënë lamtumirë Botërorit që në fazën e grupeve. Por kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Franca, fituese e Botërorit të vitit 1998, në finalen e madhe ndaj Brazilit u eliminua në fazën e grupeve në Botërorin e Koresë së Jugut në vitin 2002. Italia, fituese e Botërorit në vitin 2006 në Gjermani, u eliminua në fazën e grupeve në Afrikën e Jugut në vitin 2010, dhe së fundmi është Spanja kampione në fuqi e Botërorit, që eliminohet që në fazën e grupeve. E vetmja skuadër që i ka shpëtuar këtij “mallkimi” është Brazili. Verdeorët kampion bote në vitin 2002, nuk u eliminuan në fazën e grupeve në vitin 2006, por në çerekfinale nga Franca.