e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mallkimi i Champions-it, nuk e fitojnë dot dy herë radhazi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mallkimi i Champions-it, nuk e fitojnë dot dy herë radhazi

Barcelonës i ka mbetur vetëm një kundërshtar për të thyer një mallkim, vetveten... barcaAskush më parë nuk ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve dy herë radhazi, që nga momenti kur ky kompeticion ka marrë emrin Champions League.

Skuadra e fundit që arriti të fitonte dy trofe radhazi në këtë kompeticion ishte Milani i Sakit, në vitet 1989- 1990, por atëherë quhej Kupa e Kampionëve. Më vonë, ky turne u quajt Liga e Kampionëve dhe asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë dot dy herë radhazi. "Gazzetta Dello Sport" ka bërë një speciale në të cilën ka përfshirë sporte të ndryshme kolektive, të meshkujve dhe të femrave për të vërtetuar faktin se kjo gjë ndodh vetëm në Champions.

Në të gjitha kompeticionet e tjera, skuadrat kanë përsëritur veten dhe kanë arritur të ngrenë dy herë radhazi trofeun. Kupën veshgjatë nuk e ka fituar askush që nga viti 1993.

Kampionatet

Nuk është e njëjta panoramë në kampionatet e ndryshme dhe më të rëndësishme të Europës. Aty dominojnë gjithmonë të njëjtat skuadra edhe për shumë vite me radhë, ndërsa në Champions askush nuk mund të dominojë.

Seria A dhe Premier Liga nga viti 1993 kanë pasur vetëm 5 fitues, ndërsa në dhjetë vitet e fundit kanë triumfuar vetëm 3 skuadra. Në Bundesligë dominojnë thuajse të njëjtat skuadra, por interesant është fakti se kampionati grek i basketbollit udhëhiqet vetëm nga dy ekipe, Panathinaikos dhe Olimpiakos i lënë radhën njëri-tjetrit dhe triumfojnë gjithmonë në 10 vitet e fundit.

E njëjta situatë ndodh edhe në disa kampionate të ndryshme.

Në Ukrainë fiton vetëm Shahtjori dhe Dinamo, në Zvicër Bazeli dhe Zyrihu, në Skoci Sëlltiku dhe Renxhërs. Në Champions triumfon Barcelona dhe... (në pritje të finales dhe fituesit të radhës). Katalanasit kanë shansin e artë që të vendosin emrin në një tjetër libër të artë të historisë.