Majlinda refuzon te heqe dore nga Kosova
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shpresa më e madhe e Kosovës për medalje në Lojërat Olimpike “Londra 2012″, ish-kampionia botërore e të rinjve, Majlinda Kelmendi, do të bëjë tentimin e fundit për t’iu lejuar paraqitja në Olimpiadë si sportiste e pavarur. Kelmendi dëshiron të garojë nën flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), shumë më tepër sesa të detyrohet të prezantojë Shqipërinë.
Komiteti Ekzekutiv i IOC-së, gjatë javës së shkuar me mbledhjen e mbajtur në Quebec të Kanadasë refuzoi kërkesën e Kelmendit për të garuar si e pavarur në Olimpiadë, me gjithë letrën personale që i kishte shkruar presidentit Jacques Rogge, si dëshmi nga dora e parë për rastin specifik të saj. Tani Kelmendi sërish ka ndërmend t’i shkruajë një letër kreut të IOC-së, Rogge, që edhe njëherë ta shqyrtojë kërkesën e saj dhe t’i mundësojë përfaqësimin në Olimpiadë nën flamurin olimpik.
“Unë besoj se duke zgjedhur të garoj nën kombësinë time të dytë, atë shqiptare, thjesht për arsye politike, nuk do të ishte në përputhje me shpirtin e Lojërave Olimpike”, shkruan ajo në letrën që i është drejtuar presidentit të KON, Zhak Rozhe.
“Unë kam një pasaportë shqiptare thjesht për arsye logjistike dhe megjithëse kam marrë pjesë në disa aktivitete xhudoje për Shqipërinë dhe kam marrë Bursën Olimpike nëpërmjet Federatës Shqiptare të Xhudos, kjo përfaqëson minoritetin e rasteve, të cilat ndodhën vetëm sepse nuk ka qenë gjithmonë e mundur për të garuar për Kosovën apo si një alete E Pavarur/Individuale”.
“Unë e theksoj se shumica e Pikëve Olimpike janë mbledhur ndërsa kam garuar si një atlete E Pavarur/Individuale nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Për më tepër, Federata Kosovare e Xhudos është bërë kohë e fundit një anëtare me të drejta të plota e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos dhe pres me padurim të garoj për Kosovën në aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare të familjes tonë botërore të xhudos”, shprehet Kelmendi.
Kelmendi nuk është në gjendje të përfaqësojë shtetin e Kosovës në LO “Londra 2012″ pasi Komiteti Olimpik i Kosovës nuk është anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ndonëse Federata e Xhudos e Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.