Majko: Enver Hoxha nje Hitler i dyte, por i duhen pare edhe vlerat
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Deputeti socialist, Pandeli Majko komenton retorikën e Berishës për çështjen kombëtare, por edhe figurën e Prokurorit të ri apo zgjedhjet e 2013-ës. “Deklaratat e Berishës për nënshtetësinë janë pozitive, pasi shqiptarët jashtë kufirit e kanë ëndërr”
Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko e sheh me pozitivitet nismën e kryeministrit Sali Berisha për t’u dhënë shtetësinë shqiptare të gjithë bashkëkombësve që e dëshirojnë atë. Kjo të paktën në aspektin teknik dhe ligjor, pasi ai shpreh dyshime se qëllimi parësor i Berishës nuk është dhënia e shtetësisë apo çështja kombëtare, por thjesht interesat e tij të ngushta politike. Ndërkohë që në lidhje me figurën e Enver Hoxhës, Majko ka theksuar se ajo duhet vlerësuar me të mirat dhe të këqijat e veta. Gjatë një interviste në emisionin “Tonight” në ‘Ora News’, Pandeli Majko, një prej figurave të rëndësishme të socialistëve, duke komentuar zhvillimet e fundit të karakterit nacionalist, ka theksuar se nisma për shtetësinë është pozitive dhe që nuk shfaqet për herë të parë në publik.
“E parë në një kontekst teknik ligjor, si projekt është një projekt që është diskutuar. Është diskutuar mbi tavolinë, por kryesisht nën tavolinë. Është një projekt që nuk ka dalë as nga PS dhe as nga PD, por për hir të së vërtetës, ka dalë nga fraksione në publik, nga parti të tjera. Dhe është elaboruar sidomos kohët e fundit. Megjithatë është një projekt që unë e kam ndjerë në takime me shumë shqiptarë në emigracion, por sidomos në Kosovë, Preshevë dhe në Mal të Zi, ku shqiptarët e kanë ëndërr që të kenë një pasaportë shqiptare.
Në këtë kontekst kjo duhet teknikisht si një ngjarje pozitive”, – tha Majko. Sipas tij, dhënia e shtetësisë për të gjithë shqiptarët kudo ata jetojnë është një projekt që s’mund të ndalet më, sepse nuk ka se çfarë argumenti të japësh kundra. “Ky problem nuk besoj se mund të ndalohet. Edhe nëse do dojë dikush ta ndalojë këtë projekt, nuk e ndalon dot, sepse këtu nuk ka arsyetim negativist që të thotë a do ta kundërshtojë. Kjo është ëndërr në territoret shqiptare”, – tha Majko. Por ai ka theksuar se në të vërtetë, qëllimi i Berishës ka lidhje me interesat e tij elektorale dhe jo me interesat e shqiptarëve që dëshirojnë shtetësinë. “Pyetja është që ku e ka hallin, sepse mund të ishte dhe bravo të qoftë, do t’i thosha. Do të thosha se është një vendim i saktë, në kohën e duhur dhe bravo i qoftë që e deklaruan sot. Por në një mungesë dhe në një vakum të tillë, kjo ishte një shkreptimë dhe kjo shkreptimë kam përshtypje se nisi me deklaratën e Berishës për hapësirën shqiptare, e cila solli një reagim…
Ka shumë qëllime mendoj doktor Berisha, por qëllimi kryesor nuk ka të bëjë me dhënien e nënshtetësisë, por me diçka tjetër”, – tha Majko. Madje ai ka shkuar edhe më tej duke theksuar se Berisha kartën e nacionalizimit po e përdor për t’u bërë presion ndërkombëtarëve që ta mbështesin në sfidat e ardhshme, sa i përket statusit ashtu edhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Nuk mendoj se jemi tek momenti i shantazhit. Po një presion është duke u bërë, i cili ka të bëjë me interesin e statusit të Kryeministrit aktual”, – u shpreh Majko.
Vlerësimi për Hoxhën?
Duke folur për figurën e Enver Hoxhës dhe nevojën për vlerësimin e këtij të fundit, ish-kryeministri Pandeli Majko u shpreh se ajo duhet parë në kompleks me gjithë të mirat dhe të këqijat e veta. Sipas tij, Hoxha ka qenë një kriminel dhe një Hitler i dytë, por nga ana tjetër në momente të caktuara ka treguar se ka vepruar në mënyrë të drejtë. “Po e them me pak fjalë, si t’ia shpjegosh një djali që ky burri ishte një kriminel, ishte një sadist që ka bërë në Shqipëri krime të paimagjinueshme, ose siç i thotë doktori, Hitleri i pasluftës së dytë botërore.
Dhe tani kriminelit në Konferencën e Paqes vajti dhe i thanë: grekët të kanë marrë kopjen e diskutimit, dhe ky u mbyll në dhomën e vet dhe u ul dhe shkruajti gjithë diskutimin nga e para dhe kur doli dhe konferencën e parë dhe të fundit për shtyp të jetës së vet, përballë sulmeve të kryeministrit grek, ka thënë një shprehje që unë e kam të pashmangshme nga memoria. ‘Nuk kam ardhur këtu të jap llogari, më ka dërguar populli im që të kërkoj llogari’. E ne këtu duhet t’i themi se çfarë është bërë mirë dhe çfarë keq”, -tha Majko duke kërkuar që vlerat të ndahen nga të pavërtetat.