e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Magani: Lojtarët e mi sillen si veteranë, ja sekretet e Teutës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Magani: Lojtarët e mi sillen si veteranë, ja sekretet e Teutës

Nën drejtimin e tra jnerit Gugash Ma gani, skuadra po vijon përgatitjet me ritme të larta në prag të sfidës që do të luajë ndaj Bylisit në shtëpi. maganiTrajneri ka kërkuar nga të gjithë lojtarët që ta vlerësojnë këtë përballje, që të mos përballen me ndonjë surprizë të pakëndshme.

Në një prononcim për "Panorama Sport", numri një i pankinës durrsake, Magani, tregon se skuadra është në gjendje të mirë para sfidës me ballshiotët, përshirë këtu aspektin moral dhe atë teknikotaktik. Gjithashtu, për këtë ndeshje, nën urdhrat e trajnerit do të jenë edhe futbollistët që kanë munguar një javë më parë për shkaqe kartonësh.

Deklarata

"Jemi në prag të sfidës me Bylisin dhe skuadra po përgatitet si duhet. Lojtarët që kishin probleme shëndetësore në ndeshjen me Tiranën janë rikthyer në stërvitje dhe i kanë kaluar shqetësimet. Kemi vetëm një mungesë që është Lamçja për shkak skualifikimi, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Skuadra po stërvitet me qetësi dhe impenjim, ndërsa u kam kërkuar lojtarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos e çojnë dëm djersën dhe mundin e tyre, duke bërë ndonjë hap fals", ka thënë trajneri në fillim të prononcimit të tij. Ai gjithashtu ka folur edhe për kushtet në të cilat punon te Teuta.

"Në Durrës ka kushte mjaft të mira, duke filluar nga stërvitja, akomodimi si dhe regjimi ushqimor. Të gjitha janë në një nivel të lartë. Kështu që unë së bashku medjemtë që drejtoj duhet të mos e çojmë dëm këtë investim. Aq më tepër që këtu punohet qetësisht dhe nuk ka stres që vjen për arsye të kota. I vetmi stres është ai brenda kuadrit të punës", është shprehur tekniku.

Sfida

Magani, nga ana tjetër, vlerëson takimin ndaj Bylisit, duke thënë se të gjitha ndeshjet në vazhdim janë si një finale për ekipin e tij.

"Ndaj Bylisit do të jetë një sfidë e vështirë dhe duhet të tregojmë në fushën e lojës forcën tonë dhe jo me deklarata. Deri më tani kemi treguar se jemi një ekip që mendon vetëm për kundërshtarin e radhës, të cilin e respektojmë njësoj, qoftë në krye të tabelës së klasifikimit, apo në fund të saj. Nuk nënvlerësojmë në asnjë mënyrë rivalët dhe futemi në fushë për tri pikë në çdo përballje.

Gjatë kësaj periudhe, nuk na ka interesuar ecuria e ekipeve para nesh apo dhe atyre që na ndjekin. Deri në fund janë të gjitha finale që duhen fituar, në mënyrë që të arrijmë ato objektiva që i kemi vendosur vetes dhe skuadrës", është shprehur tekniku. Ai ka komentuar gjithashtu përbërjen e lojtarëve që ka në dispozicion.

"Jam njeri që qëndroj me këmbë në tokë dhe kërkues për sa i përket ecurisë apo stërvitjes dhe kjo na shërben shumë. Në skuadër me të vërtetë kemi lojtarë të rinj, por vetëm në moshë, pasi kanë luajtur shumë minuta dhe kanë fituar pjekuri.

Thjesht duhet të tregojnë atë që dinë të bëjnë në fushën e lojës dhe jo të kalojnë në eufori, edhe pse kjo gjë nuk ka ndodhur", sqaroi tekniku.

Magani deri më tani ka arritur të bëjë një punë mjaft të mirë te skuadra e Teutës, pasi po menaxhon një skuadër me lojtarë të rinj, të cilët kanë qenë mjaft të suksesshëm. Objektivi i durrsakëve në këtë sezon futbollistik është përfaqësimi në Europë.