MTKRS lan duart me 'Qemal Stafen', tani topi ne fushen e FSHF-se
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rreth 19 muaj më parë, pasi Kryeministri Sali Berisha njoftoi se qeveria e tij në bashkëpunim me FSHF-në do të ndërtonte një stadium të ri për fansat e Kombëtares dhe për ekipin kombëtar, si një dhuratë për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit. Dhe ky stadium do të pozicionohet në vendin ku sot ndodhet stadiumi “Qemal Stafa”, i cili do të prishet. Inaugurimi i tij do të bëhej pikërisht në ditën festive të 100-vjetorit të Shqipërisë së pavarur.
19 muaj më vonë, stadiumi i ri jo vetëm që nuk është ndërtuar, por ende nuk dihet me saktësi se kur do të nisë prishja e të vjetrit. Gjithsesi, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportive dje është përpjekur të lajë duart me stadiumin aktual “Qemal Stafa”, duke i hapur kështu rrugën prishjes dhe ndërtimit të stadiumit të ri. Ministri Aldo Bumçi ka prezantuar dje para Komisionit të Medias të gjitha masat për ndërtimin e stadiumit të ri, duke bërë një rend kronologjik të zhvillimeve, që nga krijimi i shoqërisë anonime qendra sportive “Kuq e Zi” në maj 2011 dhe deri te prishja e stadiumit aktual, e cila do të bëhet nga Ministria e Mbrojtjes, por ende nuk është përcaktuar një datë fikse.
Sikurse është bërë e ditur më 2011 përfundoi procesi i çregjistrimit në QKR të asetit stadiumi “Qemal Stafa” nga kapitali i shoqërisë qendra sportive sh.a. Gjithçka bazuar në urdhëron e dhënë nga METE. Me mbështetjen e FIFA-s, shoqëria “Kuq e Zi” ka kryer studimin e fizibilitetit nëpërmjet kompanisë “KPMG”, i cili përfundoi vetëm në qershor 2012. Për sa i takon pronësisë mbi stadiumin, përfshirë edhe tokën, procedura tashmë është e përfunduar që prej 17 janarit 2012. Kjo pronë tashmë i përket shoqërisë qendra sportive “Kuq e Zi”, e cila sipas vendimit të bordit të saj drejtues, ka nisur procedurat për përzgjedhjen e konsulentit të saj teknik, financiar dhe ligjor, i cili do të mbrojë interesat e shoqërisë në të gjithë procesin e projektimit dhe ndërtimit të stadiumit. Është përgatitur një “Request for Proposal” dhe i është dërguar shumë kompani të njohura në Europë në këtë fushë. Ka pasur një interesim të madh të shumë kompanive të huaja lidhur me ndërtimin e stadiumit.
Një kohë e konsiderueshme është konsumuar në takime me këto kompani dhe në sqarimin nga ana shqiptare e gjendjes faktike dhe mundësive për projektimin dhe ndërtimin e stadiumit. Është rënë parimisht dakord me Ministrinë e Mbrojtjes për të kryer prishjen e stadiumit. Institutit të Projektimit të Veprave Mbrojtëse të Ministrisë së Mbrojtjes tani është në fazën e mbylljes së preventivit dhe planit të prishjes së stadiumit menjëherë sapo të merret ky vendim. Kjo ishte e gjithë puna e pasqyruar nga MTKRS, por që nuk bën entuziast askënd. Për momentin ende nuk ka siguri se çfarë do të ndodhë pas gjysmës së tetorit, kur Kombëtarja do të luajë edhe dy ndeshjet e fundit “Qemal Stafa”. Stadiumi i ri ishte planifikuar në fillim të kushtonte afro 60 milionë euro dhe do të kishte rreth 40 mijë vende, por më pas shifra zbriti në 45 milionë euro dhe 25 mijë vende.
Stadiumi i ri
Prishja - Është rënë dakord me Ministrinë e Mbrojtjes për prishjen e stadiumit “Qemal Stafa”, që me shumë gjasa do të ndodhë pas dy ndeshjeve të Kombëtares në tetor
Projekti - Ka pasur një interesim të madh të shumë kompanive të huaja lidhur me ndërtimin e stadiumit, por koha e diskutimit me këto kompani po e zgjat së tepërmi nisjen e punës
Financimi - Shumën prej 45 milionë eurosh do ta mbulojë 25% qeveria shqiptare, ndërsa pjesën tjetër FSHF me ndihmën e FIFA-s, UEFA-s dhe sponsorëve të ndryshëm