Lushnja para dy finaleve, ka statistikat e krizës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lushnja ka projektu ar gjashtë pikë për dy takimet e njëpasnjëshme në "Roza Haxhiu". Për këtë, verdhejeshilët lushnjarë po përgatisin me përqendrim të madh ndeshjen e radhës me Shkumbinin.
Lushnjarët vijnë në këtë ndeshje pas pesë humbjeve radhazi dhe si rezultat i kësaj kanë vetëm një pikë më shumë se bardhekaltrit peqinas, kundërshtari i tyre në këtë javë.
Lushnja ka tri ndeshje që nuk shënon dhe i fundit që ka shijuar golin është mesfushori Okeljan Baze, që realizoi në derbin me Apoloninë 12 dhjetorin e kaluar.
Ndërkaq, skuadra nuk është shumë larg zonës së ftohtë dhe i duhet të sigurojë sa më shumë pikë në javët në vazhdim për të mos rrezikuar. Baze Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", mesfushori lushnjar Okeljan Baze shprehet:
"Ekipi është i vendosur për të fituar në këtë takim dhe po përgatitemi për të marrë tri pikë. Është e padiskutueshme që Lushnja do të luajë vetëm për fitore dhe kemi shumë besim se do ta kalojmë me sukses. Kam pasur një dëmtim të lehtë që e kam kaluar dhe e ndiej veten mirë.
Synojmë të marrim gjashtë pikë në këto dy ndeshje radhazi që kemi në shtëpi dhe duke parë nga ndeshja e radhës kërkojmë fitoren me Shkumbinin", është shprehur mesfushori Baze. Kundërshtari Shkumbini është një skuadër mjaft e njohur për Lushnjën.
Mbi 50% e skuadrës kanë luajtur më parë në "Roza Haxhiu", si Dervishi, Gjata, E.LLuca, Branica, Vogli. Por, ai që njihet më shumë në ambientin verdhejeshil është trajneri beratas i Shkumbinit, Kristaq Mile, që zhvilloi një gjysmësezon të jashtëzakonshëm te Lushnja (2002-2003).
Në atë kohë, duke mundur dhe Apoloninë në "play off", 3-1, verdhejeshilët me Milen në pankinë qëndruan në Kategorinë Superiore.
Përgatiti: ALBAN ALUSHI