e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Lukas Papadhimos, kryeministri i ri i Greqise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Lukas Papadhimos, kryeministri i ri i Greqise
Lukas Papadhimos është emri i kryeministrit të ri të Greqisë. Presidenca greke e dha lajmin përmes një deklarate për shtyp, duke u shprehur se në takim mes Jorgos Papandreut, Andonis Samaras dhe Jorgos Karatzaferis me presidentin Papulias u vendos se në krye të qeverisë së Unitetit Kombëtar do të jetë zv/presdienti i BQE Lukas Papadhimos. Mesohet se Papadhimos ka takuar krerët greke në presidencë, dhe sipas kushtetutës atij i kërkohet nga presidenti të formojë qeverinë e re. Dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se tashmë e ka pranuar urdhërin e presidentit Papulias.

“Pranova urdhërin e presidentit, pas propozimit të udhëheqësve për një qeveri bashkëpunimi, sepse duhet të bashkëpunojmë për tejkalimin e krizës. Dua ti falenderoj ata për besimin tek mua, pasi vlerësimi është i madh dhe përgjegjësia akoma më e madhe. Nuk jam politikan, por ja kam kushtuar punën time Greqisë.

Vendi është në udhëkryq, dhe zgjedhjet që ajo do bëjë do kenë rëndësi vendimtare. Rruga nuk do jetë e lehte, por problemet do zgjidhen nëse ka unitet konsensus dhe mirëkuptim, nëse të gjithë japim një dorë ndihmë në këtë situatë”- u shpreh Papadhimos.

Mediat greke raportojnë se kryepeshkopi grek ka anulluar një udhëtim jashtë vendit, ç’ka tregon se pritet betimi i qeverisë së re. Pas pesë ditë bisedimesh mes krerëve më të lartë të shtetit grek u arrit marrëveshja që në krye të qeverisë së Unitetit Kombetar do të jetë ekonomisti i shquar Lukas Papadhimos. Sfidat që e presin kryeministrin janë të shumta, por emërgjente është marrja e këstin të gjashtë të ndihmës nga BE-ja prej 8 miliardë eurosh, pasi Greqia është në krizë të fortë për mungesë të ardhurash. Miratimi i buxhetit të ri në parlament, si dhe ratifikimi i marrëveshjes së 26 tetorit me Brukselin janë dy detyrat e tjera kryesore të qeverisë së re greke.