Arvizu: E shkuara e Shqiperise nuk mund te perdoret me si justifikim per deshtimet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
“E shkuara e Shqipërisë nuk mund të përdoret më si justifikim për dështimet e saj në zbatimin e proceseve demokratike dhe në ecjen e saj përpara”, tha ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, në një konferencë të zhvilluar sot mbi demokratizimin e rajonit të Ballkanit. Duke u ndalur në demokratizimin e institucioneve si një kriter për integrimin, Arvizu u shpreh ai mbetet një proces që vendos kornizën që shqiptarët të punojnë bashkërisht me komunitetin ndërkombëtar.
“Demokratizimi kërkon durim, bashkëpunim dhe gatishmëri për të vendosur të ardhmen e përbashkët të vendi mbi ambiciet personale. Ai nuk është një proces i thjeshtë për një vend që ka qenë për vite të tëra nën një sistem autokratik, por e shkuara nuk mund të përdoret më si justifikim”, u shpreh Arvizu.
Ambasadori amerikan në Tiranë solli si shembuj pozitivë Slloveninë dhe Kroacinë. “Sllovenia dhe Kroacia nuk u demokratizuan në mënyrë të suksesshme për shkak të historisë së tyre. Ato e arritën këtë sepse ndërtuan një vizion të përqendruar në të ardhmen, ndaj edhe Shqipëria nuk asnjë arsye për të mos ndarë të njëjtin vizion”.