e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Luhen dy takimet e para/Vllaznia-Teuta 0-1, Tërbuni-Bylis 0-1

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Luhen dy takimet e para/Vllaznia-Teuta 0-1, Tërbuni-Bylis 0-1

Kategoria Superiore rikthehet sot me 2 nga ndeshjet e javës së 29-të. Gjithçka po i drejtohet fundit dhe gara ka arritur në një pikë ku çdo sfidë shihet si një finale. vllaznia partizaniVllaznia - Teuta 0-1
Golat: Musta 17´
* Kros i Lukiç drej zonës, Musta kërcen dhe gjuan me kokë duke çuar topin në rrjetë.

Pjesa e parë- Teuta ka fituar në 45 minutat e para në Shkodër, pas një goli me kokë të mesfushorit Emiljano Musta. Edhe pse Vllaznia ka qenë më kërkuese, ka hasur në një mbrojtje të hekurt të durrsakëve. Këta të fundit janë munduar të shfrytëzojnë kundërsulmin, në një kohë që nga minuta e parë janë në fushë Bernardo dhe Magani. Pa u mbyllur pjesa e parë, Cungu bëri një ndryshim, duke larguar Çinarin dhe aktivizuar Dibrën

Formacionet zyrtare
Vllaznia:
Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Barbulla, Krymi, Sefa, Çinari, Shtubina, Kalaja Trajner: Armando Cungu
Teuta: Moçka, Lukiç, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Musta, Hila, Lena, Çyrbja, Magani, Bernardo Trajner: Gugash Magani
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigert Çokaj, Paulin Simoni, Blerim Ziri

Tërbuni - Bylisi 0-1
Golat: Bilali 21´
* kros nga e majta për Bilalin pranë zonës, i cili gjuan topin me kokë dhe realizon.
Tërbuni: Kuka, Fangaj, Beci, Danaj, Kaçaj, Karakaçi, Tushe, Gavazaj, Dedyn, Lala, T. Marku Trajner: Viktor Gjoni
Bylisi: Frashëri, Dukiç, Brahja, Alla, Peposhi, Muskaj, Bilali, Tahiri, Izuçuku, Varea, Hoxhaj Trajner: Adnand Zilxhoviç
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Enea Pashaj, Renato Malaj, Sokol Çekaj