Luftë e ashpër në fund, Bylisi tremb Vllazninë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitorja e arritur ndaj Laçit ka shtuar ndjeshëm shanset dhe shpresat e Bylisit për të qëndruar në Kategorinë Superiore.
Ekipi ballshiot duket se e ka marrë seriozisht pjesën e dytë të kampionatit dhe pas merkatos së janarit është forcuar shumë.
Diçka e tillë ka sjellë rezultat dhe ekipi i Zildzoviç është duke u hapur punë shumë skuadrave. Me 3 pikët e marra ndaj kurbinasve dhe humbjen e Vllaznisë në Vlorë, Bylisi doli nga zona e ftohtë dhe e sheh veten të shpëtuar deri në këto momente.
Nëse në krye ka një kampionat të fortë për të shpallur kampionin e Shqipërisë, edhe në fund gara bëhet akoma më e ashpër dhe e luftuar për qëndruar në elitë. Rezultati i ditës së djeshme duket se i ka turbulluar ujërat