e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lorik Cana ne Bundeslige

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lorik Cana ne Bundeslige

Ditë vendimtare për të ardhmen e Kapitenit të Kombëtares shqiptare. Të paktën duke i besuar asaj që shkruajnë mediat italiane, Lorik Cana është drejt largimit nga Lazio dhe për të në fakt nuk mungojnë ofertat në klubin kryeqytetas.

Në ditët e shkuara është folur për interesimin e Schalke 04, por siç bën të ditur në versionin e saj të printuar “Il Messagero”, lajm që e përcjell më pas edhe “TuttoMercatoweb” veç “bluve mbretërorë” në ndjekje të Lorikut është dhe një klub tjetër i Bundesligës, pikërisht Bayer Leverkusen klub që do të luajë këtë vit Champions League duke e nisur nga ndeshjet e play-off pasi e përfundoi kampionatin në vendin e 4-ët të klasifikimit.

Në të shkuarën Cana ka pranuar publikisht pëlqimin e tij për Bundesligën si një preferencë e lindur për shkak të futbollit që aplikohet aty, mënyrës se si e përjetojnë tifozët futbollin, por padyshim dhe ambicies për të vijuar një tur prestigji në kampionatet më të fortë të Europës pas eksperiencave në Ligue 1 në Francë, Premier League angleze, Superligën turke dhe së fundmi dhe Serinë A.