Lorik Cana dhe Igli Tare priten si heronj ne Shkup
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lorik Cana dhe Igli Tare janë pritur në mënyrë madhështore në Shkup. Dy ambasadorët e futbollit shqiptar zbarkuan së bashku me Lacion në kryeqytetin maqedonas për sfidën e kthimit në Europa League me Rabotniçkit, ndërsa prezenca e tyre ngjalli mjaft interes te tifozët. Grupimi “Ballistët” nga Tetova, së bashku me “Sokolat Dibër” dhe “Kastriotët Gostivar” i rezervuan një pritje mjaft të nxehtë ish-kapitenit dhe kapitenit të Kombëtares shqiptare. Si Cana, ashtu edhe Tare mbetën të surprizuar nga pritja e tifozëve, që mbanin edhe dy parulla: “Tare & Cana, lum Shqiptaria që ju ka” dhe “Tare & Cana, Welcome to Ilirida”. Mesfushori pritet që të bëjë sot debutimin zyrtar me fanellën e Lacios. Trajneri Edi Reja do ta aktivizojë luftëtarin si mesfushor difensiv që prej minutës së parë. Ky është shansi i madh i Canës që të bindë trajnerin dhe tifozët lacialë për kualitetin e tij dhe të sigurojë një vend në formacion.