e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lorik Cana: Na goditi dhe stafi i sigurise se stadiumit, lojtaret me demtime

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lorik Cana: Na goditi dhe stafi i sigurise se stadiumit, lojtaret me demtime

Skudra shqiptare e kombëtares prej disa orësh po qëndron në stadiumin “Partizani” në Beograd, ku akoma nuk është lejuar të largohet për tu nisur për në Tiranë. Nga dhomat e zhveshjes pas mesnate kapiteni I Kombëtares, Lorik Cana, foli në lidhje direkte për supersport, ku tha se përveç tifozëve lojëtarët shqiptarë janë goditur edhe nga stafi I sigurisë së stadiumit.

“Ndodhi ky episodi i flamurit, ata e dhunuan flamurin, ne shkuam për ta marrë, aty filloi situata, gjithçka kishte qenë brenda kontrollit nëse sigurimi do të kishte mbajtur tifozat jashtë. Doli nga kontrolli situata, u goditëm nga tifozat nga stafi i sigurimit të stadiumit”, tha Cana, I cili nuk e fshehu zhgënjimin për atë që ndodhi. Më tej ai sqaroi pozicionin e tij në konflikt ku u fotografua duke u përleshur me një tifoz serb, pak çaste pasi u godit me karrige Balaj. “Tifozi goditi Balën në kokë dhe është gjëja më normale që unë të shkoja ta mbroja, është shoku im”, tha ai.

Më tej Cana tha se gjendja shëndetësore e lojëtarëve nuk është fort e mirë. “Disa lojëtarë kanë dëmtime. Xhaka është i dëmtuar në hundë dhe ka problem me shikimin. Disa janë të enjtur nga fytyra. Ne na goditën stafi i sigurimit që duhet të na mbronin”.

Cana shtoi se gjatë mbledhjës që u bë me delegatët e UEFA-s  “ne raportuam që nuk ndihemi të sigurt për të rinisur ndeshjen”. Cana vlerësoi rolin e kapitetin serb Ivanoviç, që siç tha ai “është shembull për tu përshëndetur dhe ka kërkuar që kjo ndeshje të jetë një shembull për tifozët. Ai tha unë ju kuptoj fare mirë kur unë i thashë që skuadra jonë nuk është në gjendje për të vazhduar”.

Cana përfundoi duke theksuar se “Ky nuk ishte mesazhi që donim ti jepnim Evropës dhe gjithë botës”.